Qeveria e re palestineze bën sot betimin

Qeveria e re palestineze bën sot betimin

Pas marrëveshjes së arritur mes organizatave të Hamasit dhe El Fetahut në Palestinë u themelua edhe qeveria e re.

Ministrat e qeverisë së re pas betimit të dhënë filluan me punë.

Ministrat e qeverisë së unitetit kombëtar të themeluar nga ana e Hamasit dhe El Fetahut betimin e bënë para Presidentit të Palestinës Mahmud Abbas në Ramallah.

Kabineti i ri qeverisës i kryesuar nga ana e Kryeministrit Rami Elhamdulilah, përbëhet prej teknokratëve.

Bëhet e ditur se ministritë përkatëse do të punojnë në përgatitjen e zgjedhjeve të parashikuara të mbahen brenda 6 muajve.

Ndërkaq Izraeli, i cili kundërshton qeverinë e pajtimit në Palestinë, deklaroi se nuk do të lejoj kalimin në Ramallah të ministrave të propozuar nga ana e Hamasit.

Ndërsa bëhet e ditur se Izraeli mori vendim për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj qeverisë së pajtimit të Palestinës.

Sipas kësaj Izraeli do të ndalë trasferin e 115 milionë dollarëve në muaj udhëheqjes palestineze të fituar nga taksat doganore si dhe do ti japin fund bisedimeve për paqe.

Në marrëveshjen kombëtare mes Hamasit dhe El Fetahut në Palestinë u arrit më 23 prill të këtij viti.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme