Nuk do të ketë bisedime me Rusinë për "South Stream"

Nuk do të ketë bisedime me Rusinë për "South Stream"

Projekti i gazsjellësit “South Stream”, që lidh Rusinë me Italinë, nuk do të avancojë deri sa Rusia të ndryshojë qëndrim me Ukrainën, deklaroi gjatë një takimi, komisioneri evropian i Energjisë, Gunther Oettinger.

“Ne do të rimarrim negociatat kur partneri rus të rikthehet në respektimin e ligjeve ndërkombëtare dhe do të jetë gati për një bashkëpunim frytdhënës në bazë të së drejtës sonë për energji”, deklaroi Oettinger për të përjavshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAS).

“Në situatën aktuale, në një gjendje që është pranë luftës civile në lindje të Ukrainës dhe ndërkohë që Moska nuk e njeh qeverinë e Kievit, me siguri që nuk do të dalim në asnjë përfundim në negociatat tona”, vazhdoi ai.

I drejtuar nga gjiganti rus i gazit “Gazprom” dhe nga grupi energjetik italian ENI, “South Stream” bashkon Rusinë me Bullgarinë nëpërmjet Detit të Zi duke anashkaluar Ukrainën, para se të kalojë në Greqi dhe më pas Itali, Serbi, Hungari, Slloveni dhe Austri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme