Netanyahu nuk njeh qeverinë e re të bashkimit palestinez

Netanyahu nuk njeh qeverinë e re të bashkimit palestinez

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të mos nxitohet për të njohur qeverinë e re të bashkimit palestinez që pritet të mbajë betimin sot.

“I kërkojë të gjithë komunitetit ndërkombëtar që të mos nxitohet për të njohur një qeveri palestineze ku Hamasi është pjesë përbërëse dhe që kjo qeveri mbështetet tek ky i fundit”, theksoi Netanjahu gjatë këshillit të ministrave.

“Hamasi është një organizatë terroriste që kërkon shkatërrimin e shtetit të Izraelit”, shtoi kryeministri izraelit. Sipas Netanyahu, “krijimi i kësaj qeverie nuk do të përforcojë paqen, kjo do të përforcojë terrorizmin”.

Sipas radios publike izraelite, krerët izraelitë kërkojnë mbi të gjitha të bindin SHBA-në që të mos njohë ekzekutivin e ardhshëm palestinez dhe të respektojë kështu angazhimin e marrë nga Uashingtoni që të mos negociojë me një qeveri të mbështetur nga Hamasi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme