Netanjahu dënon mëdyshjen e evropianëve përball Hamasit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi mëdyshjen evropiane përball qeverisë së unionit palestinez që mbështetet nga lëvizja islamike Hamas, që pritet të kryejë sot betimin në Ramallah.

Netanjahu dënon mëdyshjen e evropianëve përball Hamasit

“Terrorizmi islamik ngre kokën në Evropë, e pamë këtë gjë me krimin e tmerrshëm të kryer në muzeun hebre në Bruksel”, theksoi Netanyahu, në një deklaratë të transmetuar nga radioja ushtarake.

“Është e habitshme për mua që vendet evropiane dënojnë me vendosmëri këtë krim por duke folur me mëdyshje nga ana tjetër, gati në mënyrë miqësore, për qeverinë e formuar me Hamasin, një organizatë terroriste që aplikon këto lloj krimesh”, theksoi kryeministri.

Qeveria e re e unionit kombëtar palestinez duhet, vetëm në rast të ndonjë mosmarrëveshje të minutës së fundit, të kryejë betimin para presidentit Mahmud Abas, një kabinet i përbërë nga personalitete të pavarura që Izraeli synon të bojkotojë.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u shpreh nga ana e tij se është i shqetësuar nga prania e Hamasit në qeverinë e re, gjatë një bisede telefonike me Mahmud Abas.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme