Nesër në Siri fillon votimi për zgjedhjet presidenciale

Nesër në Siri fillon votimi për zgjedhjet presidenciale

Në zonat e kontrolluara nga forcat e regjimit në Siri, nesër do të organizohen zgjedhjet presidenciale.

Bërja fjalë me lëvdata për Presidentin aktual Beshar Esad nga ana e kundërshtarit të tij në këto zgjedhje Hasan El-Nuri shkaktuan habi në opinionin botëror.

El Nuri, i cili pretendon se Esadi shfaq një udhëheqje të mirë të vendit nga aspekti politik, tha se është i vetëdijshëm se rivali i tij është mjaftë i fortë.

Ndërkohë që një numër i madh i vendeve bënë deklarata të ashpra në lidhje me këto zgjedhje, Irani ripërsëriti edhe njëherë përkrahjet e tij ndaj Esadit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Xhevad Zarif edhe njëherë i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes së krizës në mënyrë politike.

Pas Iranit dhe Kinës edhe Komiteti Qendror i Zgjedhjeve në Rusi deklaroi se në Siri do të dërgojnë përfaqësues të tyre për të vëzhguar procesin e zgjedhjeve.

Ndërkaq në vend dhuna nuk ka të ndalur.

Në sulmet e fundit të organizuara nga forcat e regjimit të Esadit janë vrarë 27 persona.

Bëhet e ditur se Izraeli përgjegjës për sulmin e organizuar ndaj një pike të kontrollit ushtarak të Izraelit në Lartësirat e Golanit i mbajnë forcat e regjimit të Esadit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme