Afganistan – 3 inxhinierë turq të vdekur në një sulm me bombë

Njoftohet se 3 inxhinierë turq kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës në Afanistan.

Afganistan – 3 inxhinierë turq të vdekur në një sulm me bombë

Atentati ka ndodhur në qytetin Xhelalabat të provincës Nangarhar, që ndodhet në pjesën lindore të vendit duke shkaktuar plagosjen edhe të një fëmije afgan.

Njoftohet se agresori vetëvrasës bombën që kishte montuar në motoçikletë e aktivizoi në momentin që iu afrua automjetit që transportonte inxhinierët turq.

Mësohet se inxhinierët punonin në projektin e një stacioni policie në këtë provincë, ndërtimi i të cilit sapo kishte filluar.

Nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me identitetin e inxhiniereve të punësuar në një kompani turke ndërtimi.

Deri tani atentati nuk është marrë përsipër nga asnjë organizatë apo grup.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme