Tajlandë – Nuk do të ketë zgjedhje për më shumë se një vit
Shefi i juntës ushtarake që ka marrë pushtetin në Tajlandë deklaroi dje në mbrëmje se nuk do të mbahet asnjëlloj zgjedhjeje për të paktën një viti.
“Gjenerali Prayut Chan O Cha ka paraqitur një agjendë për një vit e tre muaj për t’i hapur rrugën zgjedhjeve”, gjatë një fjalimi në televizion.
Një javë më parë Shefi i ushtrisë tajlandeze, gjenerali Prayut Chan O Cha, shpalli grushtin e shtetit në një deklaratë në televizion pas shtatë muajsh krizë politike.
“Me qëllim që vendi të rikthehet në normalitet, forcat e armatosura duhet të marrin pushtetin duke filluar nga data 22 maj ora 16:30 (09:30 GMT)”, theksoi ai.
Ndërkohë që më 24 maj Junta shpërbeu Senatin dhe pezulloi kushtetutën dhe shpalli marrjen e plotë të kompetencave të pushtetit legjislativ.
“Senati dha dorëheqjen. Të gjitha ligjet që duhet të miratohen nga parlamenti dhe Senati do të kryhen nga shefi i juntës”, sipas një komunikate të publikuar në televizion.