Jatseniuk: Ukraina nuk do të pranojë rritjen e çmimit të gazit

Jatseniuk: Ukraina nuk do të pranojë rritjen e çmimit të gazit

Ukraina nuk do të respektojë ”kurrë” rritjen e çmimit të gazit vendosur nga Rusia dhe do ta kontestojë para një gjykate ndërkombëtare nëse një marrëveshje nuk do të arrihet të hënën, deklaroi Kryeministri ukrainas, Arseni Jatseniuk.

Ai shpjegoi se pagesa e njoftuar mbulonte vetëm borxhet e akumuluara para 1 prillit, datë e rritjes nga Moska të çmimit të gazit, që ka arritur nga 268,5 në 485 dollarë për 1 000 metër kub.

“Ukraina nuk do të pranojë çmimin e gazit, rreth 500 dollarë për 1 000 metër kub”, shtoi ai.

Të hënën do të zhvillohet raundi i fundit i negociatave që do të përfundojnë ose me nënshkrimin e një marrëveshjeje ose me depozitimin e një ankese para gjykatës së arbitrazhit në Stockholm”, deklaroi Jatseniuk në hapje të Këshillit të ministrave.

“Ne kemi përfunduar të gjitha procedurat në kuadër të depozitimit të një ankese përpara gjykatës së arbitrazhit në Stokholm”, nënvizoi kryeministri ukrainas.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme