Ukrainë - Ushtria spastron një pjesë të lindjes nga separatistët

Trupat ukrainase spastruan plotësisht nga kryengritësit prorusë një pjesë të lindjes separatiste të Ukrainës, bëhet e ditur nga ministri i përkohshëm ukrainas i Mbrojtjes, Mihailo Koval.

Ukrainë - Ushtria spastron një pjesë të lindjes nga separatistët

“Forcat tona të armatosura spastruan plotësisht zonën nga separatistët në jug dhe në një pjesë të lindjes të rajonit të Donjeckut dhe veriut të rajonit të Luganskut”, tha ministri gjatë një konference shtypi.

”Më shumë se 20 ushtarakë ukrainas janë vrarë në luftime që prej fillimit të operacionit në lindje të Ukrainës, më 13 prill”, shtoi ai.

Të paktën 200 persona, ushtarë, separatistë prorusë dhe civilë kanë vdekur që nga fillimi i ofensivës së trupave ukrainase në lindje të vendit, më 13 prill, pas bashkimit të Gadishullit të Krimesë me Rusinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme