Gjermani - Negociata të tjera Rusi-BE-Ukrainë për gazin

Komisioneri evropian për Energjinë, Gunther Oettinger dhe përfaqësuesit rusë e ukrainas do të mblidhen nesër në Berlin për një raund tjetër negociatash për livrimet e gazit rus në Ukrainë, njoftoi sot Komisioni Evropian.

76784
Gjermani - Negociata të tjera Rusi-BE-Ukrainë për gazin

“Palët e interesuara ranë dakord për fillimin e diskutimeve të tjera në Berlin nesër më 30 maj, në përputhje me propozimin e vënë në tryezë nga Komisioni Evropian të hënën”, sipas një komunikate nga përfaquesi i Komisionit Evropian.

Oettinger do të japë menjëherë një konferencë shtypi, sipas kësaj komunikate të shkurtër që nuk jep detaje për identitetin e pjesëmarrësve të tjerë në takim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme