BE: Moska të bashkëpunojë me Poroshenko

Drejtuesit evropianë i kërkuan dje Rusisë të bashkëpunojë me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe të vazhdojë tërheqjen e trupave në kufijtë e këtij vendi.

BE: Moska të bashkëpunojë me Poroshenko

Në një deklaratë para se të publikohej në përfundim të takimit të tyre në Bruksel, 28 vendet e Bashkimit Evropian inkurajuan Moskën të angazhohet në një dialog të sinqertë dhe të hapur me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për krizën.

“Ne presim që Rusia të bashkëpunojë me presidentin e ri të zgjedhur dhe legjitim, të vazhdojë tërheqjen e forcave të armatosura me qëllim uljen e tensioneve në lindje të vendit”, nënvizojnë ata.

Drejtuesit evropianë i kërkuan gjithashtu edhe Poroshenkos, zgjedhur të dielën në turin e parë dhe autoriteteve të Kievit të angazhohen sa më shpejt për reformat kushtetuese dhe decentralizimin.

Në deklaratë u përmend gjithashtu dhe programi i sanksioneve aplikuar nga BE kundër Rusisë. Të 28 vendet ranë dakord për të vazhduar punimet parapërgatitore mbi sanksionet për të qenë të gatshëm për t’i aplikuar nëse ngjarjet përkeqësohen.

”Kriza ukrainase ka dominuar agjendën diplomatike evropiane që prej fundit të vitit 2013, por tensionet me Rusinë janë lehtësura pak që prej zgjedhjeve presidenciale që kanë qenë konformë normave demokratike”, sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Komisioni Evropian njoftoi përveç të tjerave progrese në negociata në kuadër të liberalizimit të regjimit të vizave për ukrainasit në BE duke rekomanduar kalimin në fazën e dytë të procesit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme