BE e papërgatitur në sektorin energjetik në rast krize me Moskën

Unioni mund të përballet përkohësisht me një ndërprerje të furnizimeve me gazin rus që tranzitohet nga Ukraina, por me një çmim të lartë pasi duhet të investojë në infrastruktura për gazin e lëngshëm nëse kërkon reduktimin e varësisë përballë Moskës.

BE e papërgatitur në sektorin energjetik në rast krize me Moskën

”Bashkimi Evropian mbetet shumë i ndjeshëm, sepse ai importon që prej 10 vjetësh 53 për qind të konsumit të tij në energji, që i kushton një miliard dollarë në ditë dhe furnizuesi kryesor është Rusia për 39 për qind të blerjeve të gazit dhe 33 për qind të blerjeve të naftës”, nënvizoi Presidenti i Komisionit Evropian Zhose Manuel Barrozo.

Marrë përsipër në muajin mars nga drejtuesit evropianë për të punuar mbi mundësitë për reduktimin e kësaj varësie, Komisioni Evropian publikoi sot dy dokumente, një studim për sigurinë energjitike dhe një plan veprimi.

”Këto dokumente përbëjnë një paketë”, ishte shprehur kreu i ekzekutivit evropian në një konferencë për energjinë më 21 maj në Bruksel. Ato do të vendosen mbi tryezë gjatë samitit të BE-së, që do të mbahet në Bruksel më 26 dhe 27 qershor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme