Obama propozon reduktimin dhe tërheqjen e trupave nga Afganistan

Presidenti Obama propozon reduktimin dhe tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani në 2016-n

Obama propozon reduktimin dhe tërheqjen e trupave nga Afganistan

Barack Obama do të propozojë sot reduktimin në 9 800 të numrit të ushtarëve amerikanë në Afganistan në fillim të vitit 2015 para tërheqjes së plotë deri në fund të 2016, njoftoi një zyrtar i lartë.

”Ky kalendar i tërheqjes do të funksionojë nëse nënshkruhet Traktati Dypalësh i Sigurisë (BAS)”, bëhet e ditur nga i njëjti burim. Presidenti amerikan do të referojë mbi këtë çështje sot në Shtëpinë e Bardhë.

Objektivi i përcaktuar nga ana e ekzekutivit amerikan është të kalojë në 9 800 ushtarë në fillim të vitit 2015, më pas të përgjysmojë këtë shifër deri në fund të vitit 2015 për të mbërritur në tërheqjen e plotë një vit më pas.

“Deri në fund të vitit 2016, ne do të paraqitemi me një prani normale”, shtoi ky zyrtar i lartë. Kjo çështje po bëhet objekt i tensioneve të hapura mes Kabulit dhe Uashingtonit. Presidenti afgan, Hamid Karzai ka shtyrë nënshkrimin e këtij traktati që rregullon mbajtjen e një kontingjenti amerikan në vend pas tërheqjes së 51 mijë trupave të NATO-s deri në fund të vitit 2014.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme