Lideri i tatarëve të Krimesë prononcohet për TRT

Lideri i tatarëve të Krimesë prononcohet për TRT

Një pjesë e madhe e votuesve krimeas nuk patën mundësi të votojnë në zgjedhjet presidenciale të mbajtura dje në Ukrainë.

Ndërsa një pjesë tjetër e krimeasve, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë tartarë që nuk njohin pushtimin e rusëve, kaluan në territorin e Ukrainës dhe kryen obligimin e tyre të qytetarëve.

Lideri i tatarëve të Krimesë, Mustafa Abdulxhemil Kërëmollu (Mustafa Abdulcemil Kırımoğlu), të cilit i ndalohet hyrja në Krime, votoi në kryeqytetin Kiev. Në deklaratën e bërë për televizionin publik të Turqisë, TRT, ai tha se votën e tij e përdori për Petro Poroshenkon.

Kërëmollu tha se është shumë vështirë që zgjedhjet ta ndryshojnë plotësisht situatën në vend, por të paktën kjo paraqet një hap të hedhur në drejtim të stabilitetit.

Sipas Kërëmollus, në qoftë se Rusia nuk ndërhynë në mënyrë të hapur në Donetsk dhe Lugansk, atëherë edhe këto zona do të stabilizohen shumë shpejtë.

Lideri i tatarëve të Krimesë bëri të ditur se krahas deklaratave të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin se do të respekton rezultatet e zgjedhjeve, ai nuk hoqi dorë nga retorikat e tij të mëparshme.

Duke e bërë të ditur se është shumë vështirë për të thënë se kur do ti kthehet Krimea Ukrainës sërish, Kërëmollu tha se udhëheqja e Rusisë ka përgatitur një planë të ri ndaj tij.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme