Nawaz Sharif pranon ftesën e homologut indian, Modi

Nawaz Sharif pranon ftesën e homologut indian, Modi

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të homologut indian, drejtuesit nacionalist, Narendra Modi, deklaroi sot zëdhënësi i tij, një gjest që parashikon përmirësimin e marrëdhënieve të tendosura mes dy vendeve.

“Kryeministri, Nawaz Sharif vendosi të shkojë në Indi dhe të marrë pjesë në ceremoninë e betimit (…) të Modit”, theksoi zëdhënësi i tij.

Modi e kishte ftuar kryeministrin pakistanez në këtë ceremoni që do të zhvillohet të hënën në Nju Delhi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme