Ish-guvernatori i Floridës kërkon heqjen e embargos nga Kuba

Ish-guvernatori i Floridës kërkon heqjen e embargos nga Kuba

Ish-guvernatori i Floridas, Charlie Crist, i cili është sërish kandidat për këto funksione, u shpreh se është pro heqjes së embargos amerikane nga Kuba dhe garantoi se do të vizitojë vetë ishullin për të parë se si është situata në vend.

“Kam dalë në përfundimin se embargoja duhet hequr”, deklaroi ai para gazetarëve gjatë inaugurimit të selisë së tij për fushatën, në lagjen “Little Havana”, në Majami.

“Përkufizimi i çmendurisë është që të ribësh të njëjtën gjë sërish, dhe sërish, dhe sërish, dhe të presësh një rezultat ndryshe”, shtoi ai.

Charlie Crist garantoi se do të shkojë personalisht në ishullin komunist për të parë, mësuar dhe shqyrtuar situatën.

Ai ka qenë guvernatori republikan i Floridas në periudhen 2007-2011 para se të bënte fushatë këtë vit nën ngjyrat e demokratëve dhe vlerësoi se është shumë e rëndësishme që kjo çështje të studiohet nga afër.

Sipas një sondazhi të publikuar në shkurt tregohet se shumica e Amerikanëve janë pro ndryshimit të politikave kundrejt Kubës, duke përfshirë këtu edhe popullsinë e Floridës, që ka një komunitet të rëndësishëm amerikano-kubanë kundër Fidel Kastros.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme