BE-ja heq dorë nga vëzhgimi i zgjedhjeve në Egjipt

BE-ja heq dorë nga vëzhgimi i zgjedhjeve në Egjipt

Bashkimi Evropian hoqi dorë nga dërgimi i vëzhguesve në Egjipt për zgjedhjet presidenciale të 26 dhe 27 majit, për shkak të mungesës së garancive mbi zhvillimin e sigurt të misionit e tyre, njoftoi sot shërbimi i tij diplomatik.

“Bashkimi Evropian kishte pranuar një ftesë të autoriteteve egjiptiane për të dërguar një mision vëzhgues dhe kishte filluar ta dërgonte atë në gjysmën e dytë të muajit prill sipas rregullores së BE-së që përfshin një sërë kushtesh specifike”, theksoi një zëdhënës i shërbimit diplomatik evropian, që drejtohet nga Catherine Ashton.

“Por pavarësisht përpjekjeve tona, kushtet nuk u përmbushën, dhe dërgimi në kohën e duhur i misionit nuk është më i mundur”, njoftoi ai.

“Por, një ekip i vlerësimit të zgjedhjeve, i drejtuar nga deputeti evropian Mario David , është në gatishmëri, që tregon dëshirën e BE-së që të përmbushë angazhimin e saj në procesin elektoral”, shtoi zëdhënësi.

“Por ky mision është i një natyre më të limituar dhe mund të vëzhgojë vetëm zgjedhjet në Kajro”, përfundoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme