Orban: Pro autonomisë së minoritetit hungarez të Transkarpatias

Orban: Pro autonomisë së minoritetit hungarez të Transkarpatias

Kryeministri konservator hungarez, Viktor Orban bëri sërish thirrje në lidhje me autonominë e diskutueshme të minoritetit hungarez që jeton në perëndim të Ukrainës, pas më pak se një jave provokimesh diplomatike mes Budapestit, Kievit dhe Varshavës.

“Tërësia e shtetit hungarez mbështet kërkesat e autonomisë të popullsisë hungareze të Transkarpatias”, u shpreh kreu i qeverisë hungareze në një intervistë dhënë dje në televizionin publik “M1″.

Mes 150 mijë dhe 200 mijë personave me etni hungareze jetojnë në Ukrainë, ku pothuajse pjesa më e madhe jeton në Transkarpatia. Ata përfaqësojnë minoritetin më të madh (rreth 13 për qind) të këtij rajoni ukrainas në kufi me Rumaninë, Hungarinë dhe Sllovakinë.

“Një Ukrainë e qëndrueshme dhe demokratike është në interesin tonë, por Ukraina nuk mund të jetë e qëndrueshme dhe demokratike pa u dhënë të drejtat e tyre minoriteteve dhe komuniteteve kombëtare që jetojnë aty”, shtoi Orban.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme