Sllovaki - Fico: Putin, gati të ndërpresë gazin në Evropë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur i gatshëm për ndërprerjen e livrimeve të gazit në Evropë nëpërmjet Ukrainës, nëse Kievi nuk paguan faturat e tij, deklaroi Kryeministri sllovak, Robert Fico, pas një takimi me kreun e NATO-s.

Sllovaki - Fico: Putin, gati të ndërpresë gazin në Evropë

“Kam informuar Rasmusen për kërcënimin e fundit përsa i përket ndërprerjes së livrimeve të gazit nëpërmjet Ukrainës. Sot, disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, si Sllovakia, janë informuar nga presidneti rus, Vladimir Putin se nuk do të ketë livrime të gazit në Evropë nëse Ukraina nuk paguan faturën e saj deri më 1 qershor”, deklaroi Fico për shtypin.

Presidenti Putin deklaroi të enjten se Rusia nuk kishte marrë asnjë propozim konkret nga Bashkimi Evropian për sa i përket pagesave nga ana e Ukrainës për livrimet e gazit rus, duke i kërkuar BE-së një përfshirje më aktive.

Të mbledhur të enjten në Bratislavë, kryeministrat e katër vendeve të Visegradit (Hungaria, Polonia Republika Çeke dhe Sllovakia) kërkuan vendosjen e një mekanizmi solidariteti përballë ndërprerjes së livrimeve të gazit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme