Ukrainë - Takim BE-Rusi për livrimin e gazit më 19 maj në Berlin

Ministri rus i Energjisë dhe Komisioneri Evropian për Energjinë do të takohen të hënën në Berlin për të vendosur një takim të ri tripalësh në lidhje me sigurinë e furnizimit me gaz të BE-së dhe Ukrainës, njoftoi të mërkurën Ministria ruse e Energjisë.

Ukrainë - Takim BE-Rusi për livrimin e gazit më 19 maj në Berlin

Ministri rus i Energjisë, Aleksandër Novak dhe Komisioneri Evropian për Energjinë, Gunther Oettinger ranë dakort në telefon për një takim më 19 maj në Berlin, bëri të ditur Ministria në një komunikatë.

“Gjatë këtyre bisedimeve pritet të përcaktohet vendi dhe një datë për një seancë të dytë të negociatave tripalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Komisionit Evropian”, saktësoi ai.

Negociatat e para tripalëshe ishin përcaktuar më 2 maj në Varshavë, por nuk mundën të rezultonin në një marrëveshje konkrete.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme