Tragjedia në Soma, temë e hytbes së xhumasë në shtete të ndryshme

Hytbja e xhumasë në xhamitë e Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Shqipërisë, Azerbajxhanit dhe Rusisë do të jepet me temë fatkeqësinë në minierën e Somas, ndërsa në fund të saj do të bëhet lutja për këndimet e plota të Kuranit të Madhërishëm.

Tragjedia në Soma, temë e hytbes së xhumasë në shtete të ndryshme

Tragjedia në Soma do të jetë tema e hytbes së xhumasë në shumë vende të botës.

Sipas informacioneve të publikuara nga Zyra për Shtyp e Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, kreu i këtij institucioni, Mehmet Gormez, ka marrë telefonata nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj, Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, Reis'ul-Ulemaja i Bosnjë-Hercegovinës Husejin Efendi Kavazoviç, Presidenti i Departamentit për Myslimanët e Kaukazit Allahshykyr Pashazade dhe Kryetari i Këshillit Myftinor të Federatës Ruse Ravil Gajnutdinov.

Liderët fetarë të sipërcituar i kanë përcjellë Mehmet Gormezit ngushëllimet e tyre më të përzemërta dhe e kanë informuar atë se tema e hytbes së xhumasë në vendet e tyre do t'i kushtohet tragjedisë në minierën e Somas dhe minatorëve, që humbën jetën atje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme