Siri - 71 të vrarë nga sulmet e regjimit në Halep

Forcat e regjimit sirian të Beshar Esadit vazhdojnë të bombardojnë zonat e kontrolluara nga opozitarët. Bilanci i sulmeve të fundit me avionë luftarakë në Halep flet për 71 të vdekur.

Siri - 71 të vrarë nga sulmet e regjimit në Halep

Nga ana tjetër, Franca i ka propozuar Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që regjimi i Esadit të gjykohet për krimet e luftës në Siri.

Pritet që ky propozim të votohet gjatë javës së ardhshme. Mirëpo, për sa kohë që Rusia dhe Kina vijojnë të vendosin veton e tyre për sa i takon Sirisë, propozimi në fjalë do të mbetet i pakuptimtë.

Sakaq, në Francë janë ndaluar 6 të rinj, të cilët po përgatiteshin që të shkonin për të luftuar në Siri.

Autoritetet policore janë të mendimit se vitin e kaluar të rinjtë në fjalë kanë shkuar në Siri për të luftuar kundër regjimit të Esadit dhe në fund të vitit janë rikthyer në Francë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme