Ukrainë – Nga referendumi del "Po" e fuqishme

Ukrainë – Nga referendumi del "Po" e fuqishme

Nga kutitë e votimit në referendumin e mbajtur në krahinat Luhansk dhe Donjeck në lindje të Ukrainës për pavarësi doli një “PO” me shumicë dërrmuese.

Kremlini e këshillon qeverisjen e Kievit për të dialoguar me separatistët në lindje të vendit, ndërsa nga OSBE-ja ka kërkuar ndihmë për këtë çështje.

Udhëheqja e Ukrainës dhe vendet Perëndimore nuk e njohin referendumin e organizuar nga pro-rusët.

Sipas rezultateve paraprake dhe jo-zyrtare 89% e votuesve në Donjeck dhe 96% e atyre në Luhansk i kanë thënë “PO” pyetjes në referendum në lidhje me të drejtën e sovranitetit.

Siç njoftohet pjesëmarrja në referendum ishte rreth 70%. Shumica e atyre që dalin kundër pavarësisë preferuan të mos dalin në votime.

Gjatë referendumit në mbarë zonën ku u zhvillua procesi i votimit pati edhe ngjarje sporadike.

Në qytetin Krasnormeisk persona të armatosur deklaruan se ishin pjesë e Gardës Kombëtare të Ukrainës dhe hapën zjarr ndaj njerëzve që prisnin përpara ndërtesës së bashkisë duke shkaktuar 2 vdekur.

Pavarësisht përfundimit “Po” që doli nga kutitë e votimit organizatorët e referendumit pohojnë se vendimin në lidhje me shpalljen e pavarësisë së krahinës, bashkimin me Rusinë ose për të qëndruar brenda territorit të Ukrainës me kusht ndryshimin e sistemit aktual me një sistem federativ, do ta marrin më vonë.

Kurse Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili më herët kishte bërë thirrje për shtyrje të referendumit, nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë në lidhje me rezultatin e votimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme