Siri - Sulmet e regjimit shkaktojnë 80 të vdekur

Forcat e regjimit sirian të Beshar Esadit kanë ndërmarrë një tjetër operacion të shkallës së gjerë me pasoja fatale.

Siri - Sulmet e regjimit shkaktojnë 80 të vdekur

Bëhet e ditur se 80 vetë kanë gjetur vdekjen si pasojë e sulmeve të organizuara nga njësitë ushtarake të regjimit të Damaskut në zona të ndryshme të vendit.

Sipas komunikatës së publikuar nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), forcat besnike të Esadit kanë realizuar sulme tokësore dhe ajrore kundrejt zonave të kontrolluara nga opozitarët e regjimit.

"Për shkak të sulmeve, që trupat e regjimit ndërmorën nga toka dhe ajri në zonat e kontrolluara nga antiqeveritarët, janë vrarë gjithsej 80 persona, prej të cilëve 19 në periferitë e kryeqytetit Damask, 18 në Halep, 15 në Dera, 9 në Idlib, 8 në Hama, 4 në Latakia, nga 3 në Humus e Dejr'uz-Zor dhe 1 në Suvejda", thuhet në komunikatën e SNHR-së.

Nga ana tjetër, agjencia zyrtare siriane e lajmeve, "SANA", bëri të ditur se gjatë operacioneve të forcave të sigurisë ndaj grupeve të armatosura në Halep, periferitë e Damaskut, Idlib dhe Hama janë asgjësuar shumë rebelë dhe mjete të ndryshme të tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme