Libi – 48 të vdekur nga mbytja e një anijeje

48 të vdekur dhe 40 të humbur është bilanci i një tragjedie tjetër në brigjet e Libisë për shkak të mbytjes së një anijeje me 130 klandestinë në bord.

Libi – 48 të vdekur nga mbytja e një anijeje

Në brigjet e Libisë është fundosur një anije me emigrantë klandestinë që punonin të kalonin nga Afrika në Evropë me shpresën për të gjetur këtu një jetë më të mirë.

Në aksident kanë humbur jetën 48 persona, ndërsa 40 të tjerë rezultojnë të humbur.

Anija kishte në bord 130 klandestinë.

Pasi ishte larguar nga bregu tabani i anijes u shemb ndërsa ishte duke lundruar rreth 60km në lindje të Tripolit.

Marina libiane u angazhua menjëherë për të shpëtuar emigrantët klandestinë në anijen e mbytur.

52 emigrantë të kombësive të ndryshme u shpëtua, ndërsa 48 të tjerë humbën jetën në këtë tragjedi.

48 kufomat mbahen në ambulancat e mjekësisë ligjore, pasi trupat pa jetë deri tani nuk i ka pranuar asnjë spital i vendit.

Autoritete të mjekësisë ligjore njoftuan se përballen me vështirësi në gjetjen e spitaleve që do të pranojnë kufomat në rajon.

Në këto rrethana autoritetet i kanë kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që të varrosë menjëherë kufomat.

Refugjatët e jashtëligjshëm nga vende të ndryshme të Afrikës me synimin për pasur një jetë më të mirë tentojnë të kalojnë me det për në Itali dhe për ta realizuar këtë udhëtim të rrezikshëm përfitojnë nga vakumi autoritar në Libi, vend që ka në Mesdhe një bregdet 1.600 km të gjatë.

Vetëm se në shumicën e rasteve udhëtimi 300 km i gjatë nga Libia drejt Maltës ose ishullit Lampeduza të Italisë kthehet në tragjedi.

Marina italiane vetëm brenda 4 ditëve në muajin mars ka shpëtuar nga anijet e vogla 4 mijë emigrantë klandestinë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme