Gjermani - Roth, skeptik mbi sanksionet e reja ndaj Rusisë
Ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Evropiane, Michael Roth, ka shprehur rezerva për efektshmërinë e sanksioneve të reja ekonomike kundrejt Rusisë, ndërkohë që ministrat e Punëve të Jashtme evropianë do të mblidhen në Bruksel.

“Nëse një president kënaqet me efektet ekonomike, që sjellin sanksionet dhe nuk bën gjë tjetër vetëm se të raportojë para popullit peshën e gabimeve të politikave të tij, duhet ta pranojmë se vetëm sanksionet ekonomike, sado të rrepta të jenë ato, nuk të çojnë në rezultatet e shpresuara”, deklaroi ai për të përditshmen ekonomike gjermane “Handelsblatt”.
Një mbledhje e ministrave evropianë e Punëve të Jashtme do të mbahet sot në Bruksel, që pritet të vendosë për sanksione të reja kundër Rusisë.
Parashikohet të mbahet edhe një mbledhje ekspertësh të BE-së, të Rusisë dhe Ukrainës, përsa i përket garantimit të furnizimit me gaz rus të Ukrainës dhe BE-së.
Lajme të ngjashme

Forcat izraelite qëllojnë me plumb plastik në sy një fëmijë palestinez
Forcat izraelite gjuajtën me plumb plastik në sy një fëmijë palestinez në Bregun Perëndimor.