Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Riga: Ngritet flamuri i republikës së vetëshpallur të Donetskut

Ky incident u kritikua ashpër nga Ministria letoneze e Punëve të Jashtme.

Riga: Ngritet flamuri i republikës së vetëshpallur të Donetskut

Një flamur i republikës proruse të vetëshpallur të Donetskut u ngrit në Riga nga anëtarët e minoritetit rus në Letoni gjatë ceremonisë së 69 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ky incident u kritikua ashpër nga Ministria letoneze e Punëve të Jashtme.

“Është për të ardhur keq që ka persona që përpiqen të turbullojnë përkujtimet me provokime të tilla”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë, Karlis Eihenbaums.

Një grupim i përbërë kryesisht nga anëtarë të minoritetit rus u mblodh përpara një monumenti në përkujtim të fitores sovjetike në Riga, ndërkohë që disa veteranë tregonin medaljet e tyre.

Përkrahësit prorusë të Vladimirs Lindermans dhe shokëve të tij morën një flamur të madh me ngjyrat e zezë, blu dhe e kuqe të separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës dhe e vendosën në mes të flamujve rusë.

Vladimirs Lindermans ishte përpjekur më kot në vitin 2012 që të bënte gjuhën ruse gjuhë zyrtare në Letoni, një ish-republikë sovjetike me dy milionë banorë ku një e katërta janë rusë etnik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme