SHBA e vendosur për të penguar Iranin të ketë armë bërthamore

Këshilltarja për sigurinë kombëtare e Presidentit amerikan, Barak Obama, Suzën Rajs, në vizitë në Izrael, siguroi të enjten shtetin hebre për angazhimin e SHBA-ve për të penguar Iranin që të ketë armë bërthamore, sipas një komunikate zyrtare amerikane.

SHBA e vendosur për të penguar Iranin të ketë armë bërthamore

Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu konfirmoi të enjten ”se mënyra më e mirë për të luftuar kundër armës bërthamore iraniane, është të pengosh ekzistencën e saj”, gjatë një ceremonie në Netanja me rastin e 69-vjetorit të Fitores së Aleatëve.

“Qëllimi i diskutimeve aktuale me Iranin duhet të jetë pengimi që ai të ketë aksesin për armë bërthamore, ky është qëndrimi ynë dhe duhet të jetë dhe i gjithë atyre, që dëshirojnë të shmangin rikthimin e kërcënimit të gjenocidit nga një pushtet radikal”, shtoi ai, para një publiku të përbërë nga ish-ushtarë të Ushtrisë së Kuqe, që kanë luftuar kundër Gjermanisë naziste.

Negociatat mes Teheranit dhe fuqive të grupit 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani) për programin bërthamor të kundërshtuar të Iranit do të fillojnë më 13 maj në Vjenë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme