Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Putin: Aneksimi i Krimesë sipas të vërtetës historike

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se rikthimi i Krimesë në Rusi do të vendosë të vërtetën historike, në një fjalim para mijëra banorëve të Sevastopolit, në gadishullin ukrainas aneksuar në muajin mars nga Rusia.

Putin: Aneksimi i Krimesë sipas të vërtetës historike

“Viti 2014 do të qëndrojë në histori si viti që ka parë popujt që jetojnë këtu të vendosin me ngulm të jenë me Rusinë duke konfirmuar besnikërinë e tyre për të vërtetën historike dhe kujtimet e të parëve tanë”, deklaroi Putin gjatë festimeve të fitores në vitin 1945 ndaj nazistëve.

Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti sot pasdite në Krime për të marrë pjesë në Sevastopol, bazë historike e Flotës ruse në Detin e Zi, në përkujtim të fitores ndaj nazizmit, bëri të ditur nga media publike ruse.

Presidenti rus, i cili ishte i pranishëm sot në mëngjes në paradën tradicionale ushtarake në ”Sheshin e Kuq” në Moskë, vizitoi për herë të parë gadishullin ukrainas, ku aneksimi në muajin mars nga Rusia u dënua nga perëndimorët

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme