Lideri i tartarëve të Krimesë: Do ankohemi te gjykatat evropiane

Deputeti i Ukrainës dhe ish-kryetari i Kuvendit Kombëtar të Tartarëve të Krimesë, Mustafa Abdylxhemil Kërëmollu, deklaroi se do të ankohen pranë gjykatave evropiane kundër pushtuesve, që i trajtojnë krimeanët si të huaj në atdheun e tyre.

Lideri i tartarëve të Krimesë: Do ankohemi te gjykatat evropiane

Kërëmollu dha një brifing me temë "Të Drejtat e Njeriut në Krime", në kuadër të mbledhjes së organizuar në kryeqytetin Vjenë të Austrisë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve turq të pranishëm në mbledhjen e sipërcituar, Kërëmollu u shpreh se pengimi i hyrjes së tij në Krime është i papranueshëm nga aspekti i të drejtave të njeriut. Ai pretendoi gjithashtu se rusët po i detyrojnë të gjithë banorët e Krimesë që të pranojnë nënshtetësinë e Federatës së Rusisë.

"Ne do të ankohemi për këtë çështje në gjykatat evropiane. Nuk duam që të derdhet gjak, nuk e aprovojmë në asnjë mënyrë përdorimin e armëve, por luftën tonë do ta vazhdojmë nëpërmjet rrugëve demokratike", theksoi lideri i tartarëve të Krimesë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme