Jemen - Një drejtues i lartë i Al-Kaidës vritet në Sana

Kreu i Al-Kaidës në Jemen, Shaif Muhamed Said al-Shabvani, i dyshuar për përfshirje në atentate dhe të rrëmbimeve të të huajve, u vra gjatë një konflikti me forcat e sigurisë në Sana, bëhet e ditur nga Komiteti i Lartë i Sigurisë.

Jemen - Një drejtues i lartë i Al-Kaidës vritet në Sana

Në një komunikatë të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, "SABA", një zëdhënës i këtij komiteti saktësoi se Shaif ishte një prej anëtarëve të Al-Kaidës, nga më të rrezikshmit, më të kërkuarit dhe një nga krerët e rrjetit, i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e policëve dhe shtetasve të huaj.

”I ndjekur mbrëmë nga forcat e sigurisë në përpjekje për ta arrestuar në ‘Rrugën 45′, jo shumë larg Pallatit Presidencial në jug të Sanës, Shaif Muhamed Said al-Shabvani hapi zjarr kundër tyre, të cilët iu kundërpërgjigjën duke e vrarë atë dhe një prej shoqëruesve të tij”, shtoi zëdhënësi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme