Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

"Newsweek": Spiunazhi izraelit në SHBA i kalon kufijtë

Izraeli spiunon SHBA-në më shumë se aleatët e tjerë dhe kjo mbikëqyrje i kalon kufijtë, njoftoi sot e përjavshmja ”Newsweek”.

"Newsweek": Spiunazhi izraelit në SHBA i kalon kufijtë

”Sekretet industriale dhe teknike amerikane janë kryesisht të shënjestruara nga spiunazhi izraelit”, shton e përjavshmja duke cituar takime konfidenciale që kanë të bëjnë me një legjislacion që do të lehtësojë shtrëngimet për viza për qytetarët izraelitë.

”Një anëtar i Kongresit që mori pjesë në një takim informues në muajin janar e cilësoi dëshminë shumë tronditëse, alarmante dhe të tmerrshme, dhe një tjetër e ka gjykuar këtë sjellje si të rrezikshme”, vijon e përjavshmja.

“Asnjë vend tjetër i afërt i SHBA-së nuk i ka kaluar limitet deri në këtë pikë për sa i përket aktiviteteve të spiunazhit ashtu siç ka bërë Izraeli”, është shprehur një ish-anëtar i Kongresit, i cili kishte marrë pjesë në një takim tjetër konfidencial në fund të vitit 2013”, sipas Newsweek.

Sipas këtij ish-anëtari të Kongresit, shërbimet sekrete kanë cituar, pa dhënë shumë detaje, ”spiunazh industrial, nga ata që vijnë në SHBA për misione tregtare, me shoqëritë izraelite që punojnë me shoqëritë amerikane, apo agjentë të shërbimeve sekrete nën urdhrat e qeverisë, që do të thotë, nën urdhrat e ambasadës së Izraelit.

”Aktivitetet e spiunazhit izraelit në SHBA janë të pakrahasueshme me ato të aleatëve të tjerë të afërt si Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Japonia”, theksuan agjentët e kundërspiunazhit për anëtarët e Komisionit të Çështjeve Gjyqësore dhe Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”, sipas Newsweek.

“Nuk besoj se këto zbulime janë një surprizë për ndonjë”, deklaroi ish-anëtari i Kongresit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme