Ndihmësi i Moon-in vizitoi Qipron

Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman bisedoi me liderët e Qipros në lidhje me negociatat e paqes.

Ndihmësi i Moon-in vizitoi Qipron

Në një prononcim pas takimit ai tha se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të japin çdo lloj mbështetjeje për arritjen e një rezultati pozitiv në këto negociata.

Vazhdon trafiku diplomatik pas rifillimit të bisedimeve mes palëve në muajin shkurt në Qipro.

Ndihmësi për çështjet politike i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Jeffrey Feltman zhvilloi një vizitë në Ishull.

Në fillim Feltman u takua me liderin grekoqipriot, ndërsa më pas kaloi në veri të ishullit, ku u takua me Presidentin e Republikës Turke të Qipros së Veriut Derviş Eroğlu, të cilit i përcolli mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.

Ai tha se deklarata e përbashkët e dy palëve përmban një rëndësi historike dhe nënvizoi se Kombet e Bashkuara janë të vendosura të punojnë sëbashku me liderët dhe popullin e ishullit për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare dhe të qëndrueshme.

Ai tha gjithashtu se për arritjen e një rezultati pozitiv në negociata, Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo lloj mbështetjeje.



Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme