NATO: Trupat ruse nuk do të kalojnë kufirin ukrainas

NATO: Trupat ruse nuk do të kalojnë kufirin ukrainas

Presidenti rus, Vladimir Putin është në gjendje për të arritur objektivat e tij në lindje të Ukrainës por pa kaluar kufirin, bëri të ditur sot në Otava komandanti i forcave të NATO-s në Evropë, gjenerali Filip Breedlove.

Më se të bindur disa ditë më parë që skenari i ndërhyrjes së trupave të armatosura ruse në Ukrainë ishte i mundshëm, gjenerali Breedlove mendon tashmë se Putin mund të arrijë objektivat në lindje të Ukrainës dhe nuk do të kalojë kurrë kufirin me trupa ushtarake”, sipas komenteve të raportuara nga televizioni “CBC”.

Udhëheqësi ushtarak i Aleancës në Evropë takoi dje Kryeministrin kanadez, Stephen Harper si dhe Ministrin e Mbrojtjes, Rob Nicholson.

Për gjeneralin Breedlove, skenari më i mundshëm është që Putin të vazhdojë të bëjë gjithçka për të diskretituar qeverinë, të provokojë kaosin dhe të përpiqet të krijojë terrenin e favorshëm për një lëvizje separatiste në lindje të Ukrainës.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme