Presidenti Obama pret në takim Kancelaren gjermane Merkel

Presidenti Obama pret në takim Kancelaren gjermane Merkel


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, priti në takimi Kancelaren gjermane Angela Merkel e ndodhur për një vizitë zyrtare në SHBA.

Në agjendën e takimeve të dy liderëve ishte kriza e Ukrainës.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit u tha se të dyja vendet janë të mendimit të njëjtë në lidhje me krizën e Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

Mes tjerash Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi Rusisë të kontribuonte në lirimin e inspektorëve të OSBE-së (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë), të ndaluar në Slaviansk, në lindje të Ukrainës, nga separatistët pro-rusë.

“Rusia duhet të punojë për të bërë gjithçka që është e mundur që ata të lirohen menjëherë”, deklaroi Obama në një konferencë të përbashkët shtypi me Kancelaren gjermane, në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë takimit të dy liderëve të zhvilluar në Uashington fillimisht biseduan në lidhje me sanksionet e reja ndaj Rusisë, e cila është palë e tensionimit në Ukrainë.

Në konferencën për shtyp të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se SHBA dhe Bashkimi Evropian janë duke vepruar bashkërisht për ndëshkimin e Rusisë.

Duke e shprehur shqetësimin e thellë ndaj tensioneve në Ukrainë, Obama tha se hapi i radhës që do të ndërmerret ndaj udhëheqjes së Moskës do të jenë sanksionet e gjera dhe sektoriale.

Në këtë kuadër Obama tha se në objektiv do të jenë sektorët e energjisë, financave dhe të armatimit që kanë rëndësi jetike për Rusinë.

Ndërkaq duke thënë se ndërprerja e rrjedhjes së naftës dhe gazit natyror që rrjedh prej Rusisë në drejtim të Evropës prej periudhës së Luftës së Ftohtë e këtej nuk do të jetë e vërtetë.

Obama tha se do të mund të merret në konsideratë opinioni i Putinit në lidhje me rajonin, por shtoi ai, nuk do të jetë e pranueshme shkelja e kufijve të vendeve të tjera.

Në rast se Moska përpiqet për ti penguar zgjedhjet presidenciale në Ukrainë që do të organizohen këtë muaj Obama bëri të ditur se do vihen në veprim për më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Edhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel ka thënë se qeveritë e të dyja vendeve nuk i përmbahen marrëveshjeve të arritur në Gjenevë.

Duke e bërë të ditur se janë të gatshëm për sanksione sektoriale Merkel tha që në rast se nuk vendoset stabiliteti në Ukrainë atëherë do të bëhet fjalë për më shumë sanksione.

Ndërkaq Merkel shtoi se bisedimet në lidhje me Partneritetin Transatlantik të Tregtisë dhe Investimeve mes SHBA-së dhe BE-së do të sigurojnë më shumë nevojat e Evropës për energji.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme