60 000 persona të arratisur nga luftimet mes xhihadistëve rivalë

Luftimet janë intensifikuar dje mes Frontit Al-Nusra dhe xhihadistëve të shtetit islamik në Irak dhe Damask.

60 000 persona të arratisur nga luftimet mes xhihadistëve rivalë

Të paktën 60 000 persona janë arratisur këto ditët e fundit nga qytetet e provincës Deir Uzzor, në lindje të Sirisë, skenë e luftimeve të shumta mes xhihadistëve rivalë, njoftoi dje Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

Ndërkohë që kriza humanitare po rëndohet çdo ditë e më shumë në vend dhe zyrtarët e OKB kritikojnë problemet e dërgimit të ndihmave për civilët, presidenti Beshar Esad i kërkoi dje instancave qeveritare, të ngarkuar me ndihmat, një bashkëpunim më të gjerë me organizatat lokale dhe ndërkombëtare.

Luftimet janë intensifikuar dje mes Frontit Al-Nusra, degë siriane e rrjetit Al-Keada dhe xhihadistëve të shtetit islamik në Irak dhe Damask pavarësisht një kërkese të shefit të Al-Kaedës, Ajman al-Zavahiri për ndërprerje të luftimeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme