SHBA - Republikanët sulmojnë Obamën për çështjen "Bengazi"

Republikanët e Kongresit amerikan kritikuan të enjten mungesën e transparencës nga administrata e Presidentit Barack Obama për çështjen e atentatit të vitit 2012 kundër misionit diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë, duke e krahasuar me epokën Nixon.

SHBA - Republikanët sulmojnë Obamën për çështjen "Bengazi"

Një e-mail i dërguar nga Ben Rhodes, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që është publikuar të mërkurën nga organizata konservatore, “Judicial Watch”, hapi polemikën e fundit për sa i përket komunikimit të ekzekutivit amerikan gjatë ditëve që vijuan pas atentatit të 11 shtatorit 2012, që i kushtoi jetën ambasadorit në Libi dhe tre amerikanëve të tjerë.

Në këtë mesazh, që daton më 14 shtator 2012, Rhodes shpall objektivat e ndërhyrjes së Susan Rice, në atë kohë ambasadore në OKB, në shumë emisione televizive të parashikuara më 15 shtator në kanalet e mëdha amerikane.

Mes këtyre objektivave theksohet se këto manifestime kishin për origjinë një video të shpërndarë në internet, dhe jo një dështim të gjerë të politikë amerikane.

Republikanët e Kongresit, që prej atentatit, akuzojnë Shtëpinë e Bardhë se është përpjekur që të mbulojë karakterin terrorist të sulmeve ndërkohë që Obama ishte në mes të fushatës presidenciale.

Ekzekutivi, nëpërmjet zërit të Rice, fillimisht kishte shpjeguar se ato ngjarje u shkaktuan nga publikimi i një videoje islamofobe në “Youtube”, një version ky që shumë shpejt u përgënjeshtrua.

Disa hetime parlamentare filluan, dhe me mijëra dokumente iu dorëzuan Kongresit, por mesazhi i Rhodes nuk u zbulua dot në kohë, pavarësisht hetimeve të Dhomës së Përfaqësuesve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme