Kreu i "Vëllazërisë Myslimane" kritikon dënimin me vdekje

Kreu i "Vëllazërisë Myslimane" kritikon dënimin me vdekje

Udhëheqësi suprem i “Vëllazërisë Myslimane” egjiptiane, Muhamed Bedi e cilësoi si një ofendim nga ana e drejtësisë dënimin e tij me vdekje dhe të 700 të akuzuarve duke e cilësuar sërish si një “grusht shteti” shkarkimin e presidentit islamist, Muhamed Mursi.

Të hënën, gjykata e Minyas (qendër) dënoi Bedi dhe 682 persona me vdekje, një muaj pas gjykimit të parë të ngjashëm për më shumë se 500 përkrahës të tjerë të Mursi, duke shkaktuar zemërimin ndërkombëtar ndërsa OKB-ja kritikoi si një proces në masë, të paprecedentë në historinë e tanishme në të gjithë botën.

Të akuzuarit u dënuan për pjesëmarrje në skaje të ndryshme në një protestë që përfundoi me vdekjen e të paktën një oficeri policie në Minya më 14 gusht, ditën kur forcat e rendit vranë më shumë se 700 protestues përkrahës të Mursi në Kajro, me nisjen e një represioni të përgjakshëm kundër mbështetësve të presidentit të shkarkuar dhe të arrestuar nga ushtria më 3 korrik.

Nuk ka qenë i pranishëm në këtë proces dhe megjithatë me një mijë të tjerë është dënuar me vdekje, pohoi Bedi gjatë një seance dëgjimore në Kajro në një çështje ku ai gjykohet me Mursin dhe dhjetëra udhëheqës të lartë të “Vëllazërisë Myslimane”, për arratisje nga burgu në 2011. Si presidenti i shkarkuar, ai po përballet në këtë çështje me dënimin me vdekje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme