Uashingtoni i cilëson akte terroriste dhunën në lindje të Ukrain

Uashingtoni i cilëson akte terroriste dhunën në lindje të Ukrain

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cilësuan si akte terroriste dhunën e përdorur në lindje kundër mbështetësve të unitetit të vendit dhe rrëmbimit të vëzhguesve të OSBE-së, në një komunikatë të ambasadës amerikane në Kiev.

“Ne dënojmë rrëmbimet nga ana e separatistëve të vëzhguesve ukrainas dhe ndërkombëtarë, disa prej së cilëve janë rrahur në mënyrë barbare. Këto janë akte të pastra dhe të thjeshta terrorizmi”, theksoi ambasada në komunikatë.

”Ky vend është i lodhur nga dhuna në Donetsk ndërsa një ditë më parë prorusët sulmuan manifestuesit proKievit duke shkaktuar dhjetëra të plagosur”, shtoi ajo.

SHBA-ja nga ana e saj shpreh mbështetje për qeverinë ukrainase e cila po ndërmerr një operacion antiterrorist në lindje të vendit, duke u përballur me një kryengritje proruse.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme