NATO mundëson mbikëqyrjen e hapësirës ajrore të vendeve baltike

NATO mundëson mbikëqyrjen e hapësirës ajrore të vendeve baltike

Avionë luftarakë polakë, britanikë dhe danezë do të mundësojnë mbikëqyrjen e hapësirës ajrore të vendeve baltike, një mision i kthyer në një çështje të ndjeshme për shkak të krizës në Ukrainë, njoftoi NATO-ja.

Një ceremoni do të zhvillohet sot në bazën ajrore të Siaulait, në Lituani gjatë së cilës SHBA-ja do të tregojë mbështetjen e saj për Poloninë, Britaninë e Madhe dhe Danimarkën.

Që nga 1 janari, amerikanët morën përsipër përgjegjësinë e mbikëqyrjes ajrore të Lituanisë, të Letonisë dhe të Estonisë, tri ish-republika të Bashkimit Sovjetik pjesë e NATO-s që prej vitit 2004.

”Gjatë katër muajve të ardhshëm, Polonia do të jetë e pajisur me katër avionë “MiG-29″ dhe Britania e Madhe me katër avionë tip “Tajfun” me bazë në Siaulai, ndërsa katër F-16 danezë do të vendosen në bazën e Amarisit, në Estoni”, saktësoi NATO-ja në një komunikatë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme