Steinmeier presion ndaj Moskës për lirimin e vëzhguesve të OSBE-

Steinmeier presion ndaj Moskës për lirimin e vëzhguesve të OSBE-

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier bisedoi me homologun rus, Serguei Lavrov për t’i kërkuar lirimin e vëzhguesve të OSBE-së të mbajtur peng në lindje të Ukrainës, bëri të ditur sot ministria.

“Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Steinmeier shprehu shqetësimin e tij, përsa i përket kësaj çështjeje, gjatë një diskutimi me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Lavrov dhe i kërkoi Rusisë të bënte gjithçka që ekipi i vëzhguesve të OSBE-së të lirohej menjëherë”, theksoi ministria.

Rreth 13 vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) u morën peng nga separatistët pro-rusë në pjesën lindore të Ukrainës, njoftoi dje qeveria gjermane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme