Jaceniuk ndërpret qëndrimin në Romë për shkak të situatës së ten

Jaceniuk ndërpret qëndrimin në Romë për shkak të situatës së ten

Kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk në vizitë në Romë për të marrë pjesë nesër në shenjtërimin e Papa Gjonit XXIII dhe Papa Gjon Palit II vendosi të ndërpresë qëndrimin e tij për shkak të situatës së tendosur në Ukrainë, njoftoi zëdhënësi i tij.

“Ai nuk mundet të qëndrojë për shkak të situatës në vend”, deklaroi Olga Lappo, në momentin kur kryeministri po pritej në audiencë nga Papa Françesku, ndërsa vendi po përballet me një kërcënim të ndërhyrjes ushtarake ruse në lindje.

Ukraina është ndarë në mes të Patriarkanës Ortodokse të Kievit dhe asaj së Moskës, si dhe të një Kishe greke-katolike besnike e Vatikanit.

Liderët e G7-ës vendosën sanksione të reja kundër Moskës me një komponent amerikan të gatshëm për të ndërhyrë që prej së hënës përballë një kërcënimi për ndërhyrje nga ana e Rusisë në lindje të Ukrainës, ku separatistët mbajnë peng anëtarë të OSBE-së duke i cilësuar si “spiunë të NATO-s”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme