Merkel-Putin, bisedë telefonike për situatën në Ukrainë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu shqetësimin e saj të thellë për situatën në Ukrainë, gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.

Merkel-Putin, bisedë telefonike për situatën në Ukrainë

”Kancelarja shprehu gjatë kësaj bisede telefonike shqetësimin e saj të thellë në lidhje me situatën e tendosur në lindje të Ukrainës, duke thënë se pret nga qeveria ruse që të shfaqë në mënyrë të qartë miratimin e Marrëveshjes së Gjenevës dhe të punojë për zbatimin e saj”, bëri të ditur Seibert, gjatë një konference për shtyp.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme