Putin firmos dekretin për rehabilitimin e tatarëve

Në Projektvendimin e nënshkruar nga Putin, krahas tatarëve të Krimesë, përfshihen edhe pakica të tjera, të cilat kanë vuajtur gjatë udhëheqjes së Stalinit.

Putin firmos dekretin për rehabilitimin e tatarëve

Ndërkohë që tensioni Kiev-Moskë vazhdon, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për kthimin e të drejtave të tatarëve të Krimesë.

Në Projektvendimin e nënshkruar nga Putin, krahas tatarëve të Krimesë, përfshihen edhe pakica të tjera, të cilat kanë vuajtur gjatë udhëheqjes së Stalinit.

Putin, në fjalimin që mbajti në mbledhjen e Këshillit të Shtetit, tha se në dekret përfshihet edhe rregullimi i disa vendeve të braktisura në gadishull duke përmirësuar kështu edhe jetën socio-ekonomike të gadishullit.

Ai tha se do të rehabilitohen tatarët e Krimesë, popullsia armene që jeton në atë pjesë, ajo gjermane, greke dhe të gjithë ata që kanë vuajtur gjatë spastrimeve të Stalinit.

Ai tha gjithashtu se këta popuj me vite dhe dekada të tëra kanë qenë pa mbrojtje ligjore.

Ndërkaq vazhdon tensioni në Ukrainë. Grupet e armatosura kërkojnë nga Moska që të dërgojë forca paqeruajtëse kundër një operacioni të mundshëm të Kievit.

Ndërkohë që në Ukrainë e Krime kemi këto zhvillime, Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një vizitë të nivelit të lartë në Kiev.

Biden u takua dhe bisedoi me anëtarët e qeverisë së re të Kievit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme