Arabi Saudite – Ministri i Shëndetësisë shkarkohet nga detyra

Arabi Saudite – Ministri i Shëndetësisë shkarkohet nga detyra

Ministri saudit i Shëndetësisë, Abdallah al-Rabiah u shkarkua nga detyra, bëhet e ditur nga agjencia zyrtare e lajmeve “SPA” ndërsa rastet e të prekurve me koronavirus janë shtuar në mbretëri ku 76 persona kanë humbur jetën.

Ministri, mjek në profesion u shkarkua nga detyra dhe u emërua këshilltar në kabinetin mbretëror në rang ministrash”, njoftoi agjencia pa dhënë detaje.

Ministri i Punës, Adel Faqih u ngarkua të zëvendësonte këtë post përkohësisht.

Ky njoftim erdhi një ditë pas konferencës për shtyp të Ministrit të Shëndetësisë, gjatë së cilës ai njoftoi që sëmundja nuk kishte arritur ende stadin e epidemisë.

”Në total, 244 raste të prekur me këtë virus janë regjistruar në Arabinë Saudite, vatra e parë e sëmundjes, ku 76 kanë vdekur”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme