Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Shkon në Ankara për të studiuar, kthehet në Kosovë si biznesmen

Financimi është një ndër problemet kryesore për të filluar, apo zhvilluar një biznes në Kosovë, thotë Furkan Erguler, një i ri nga Prizreni që ka studiuar në Ankara dhe është kthyer në Kosovë si biznesmen.

Shkon në Ankara për të studiuar, kthehet në Kosovë si biznesmen

Po me cilat firma turke është duke bashkëpunuar ky afarist i ri, por i suksesshëm.

-“Tash për tash, jemi përfaqësues për Kosovën dhe për rajonin e Ballkanit të firmës që prodhon mobile shkollore, me seli në Ankara, ACS. Veç kësaj kemi bashkëpunim edhe me disa firma tjera në Turqi, siç është firma e njohur nga Manisa, “Vestel,” me ç’rast po i përdorim “tabelat e mençura” të tyre në projektet tona. Tani, me qëllim të zgjerimit të përdorimit të “tabelave të mençura” në Kosovë, jemi duke bërë përkthimin në gjuhën shqipe të teksteve të shkruara aty”, -vijon biznesmeni i ri nga Kosovatabele e mençur

Furkan Ergyler shpreson që “tabelat e mençura” të përdoren sa më shumë si në shkollat publike ashtu edhe në ato private, në mënyrë që të integrohet teknologjia në edukimin e fëmijëve.

-“Janë dy lloje të tabelave te mençura, njëra 65 inçësh dhe tjetra 85 inçësh. Kanë ekran që funksionon me prekje, me kompjuter përbrenda dhe njëjtë sikur një kompjuter mund të programohet ashtu sikur duam ne. Sistemi funksional programohet sipas kërkesave, prandaj mund të themi se këto tabela me teknologji më të avancuar nga Turqia, jemi duke i sjellë këtu dhe jemi duke i shpërndarë sipas projekteve”, -sqaron Ergyler.

Po pse është vendosur të hyhet në këtë sektorë, jo shumë të përhapur në Kosovë?

furkan erguler-“Kemi parë një zbrazëtirë në këtë sektor. Materialet shkollore të këtij kualiteti e të këtij dizajni çfarë ne importojmë nga Turqia, nuk prodhohen në Kosovë. Nëse shikojmë tregun dhe prodhuesit në Turqi, mobilet shkollore kanë krijuar një sektor të veçantë, duke investuar vazhdimisht në modele të reja, modele më të përshtatshme, e më të qëndrueshme. Prandaj duke parë që në këtë drejtim kishte zbrazëtirë në Kosovë, vendosëm të fillojmë punës me këto produkte”, -pohon Furkan.

Produktet shkollore nga Turqia, qenkan nga metali e druri kualitativ. Po prodhoheshin nga materie më të qëndrueshme se sa materiet e zakonshme që përdoren këtu. Në sipërfaqe qenkan të mbuluar me letër, prandaj qenkan më të qëndrueshëm në rastet e grishjeve, apo zjarrit. Posaçërisht sipas Ergyler, bankat e karriget e shkollave qenkan shumë të përshtatshme për nivelet e ulëta të shkollimit, ku fëmijët edhe nëse hipin përmbi, nuk i dëmtojnë.

Ndryshe, Furkan Ergyler përveç që është afarist, është edhe anëtar i bordit të Shoqatës Esnaf nga Prizreni. Prandaj duke qenë brenda biznesit, si e sheh ai ekonominë e Kosovës, çka duhet të ndryshojë?tabelat e mençura

-“Unë në të njëjtën kohë jam edhe pjesë e politikës, jam anëtar i bordit i Partisë Demokratike Turke, i degës në Prizren. Pra, si nga këndi i politikës, ashtu edhe nga ai i afarizmit, shohim mangësi. Si afarist mund të them se në aspektin e ngritjes ekonomike, programet qeveritare nuk janë të mjaftueshme. Posaçërisht në drejtim të tërheqjes së investitorëve të jashtëm, ende nuk janë bërë hapa të nevojshëm. Po takohemi shpesh me investitorë potencialë turq në kuadër të shoqatës Esnaf, po i ftojmë këtu, po i shëtisim, po bëjmë gjithçka është e mundur që ti bindim ata të vinë të investojnë në Kosovë, por pastaj po shohim se brengat kryesore të tyre kanë të bëjnë me mosfunksionim e duhur të gjyqësisë. Pra, brengosen se në rastet kur mund të ballafaqohen me probleme, si t’i zgjidhin ato? Të flasim në mënyrë të hapur, nuk po kanë besim në sistemin e këtushëm gjyqësor”, - nënvizon Furkan.

Veç kësaj, thotë Ergyler, ka edhe mungesa në ofrimin e subvencioneve nga ana e shtetit. Prandaj, në mungesë të këtyre gjërave shumë të rëndësishme për një investitor, ardhja e tyre duket se është një gjë e pamundur. Ka raste që investitorët që kanë qenë këtu, si ata turq apo edhe nga vendet e tjera, për shkak të mungesës së kushteve, kanë vendosur t’i transferojnë investimet e tyre në shtete fqinje. Pra, sipas Ergyler, kjo e zbulon politikën e dobët kosovare, që nuk u jep prioritet politikave stimuluese ekonomike.

- Realizoi për TRT Shqip, Muharrem SARAGJOLLI -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme