Junus Emre, mëson turqishten për afaristë në Kosovë

Yunus Emre është një institut, i cili megjithëse edukativ e kulturor është duke dhënë kontribut edhe në ekonomi falë kurseve të gjuhës turke që organizon për të interesuarin, sidomos për ata që duan të punojnë në kompanitë turke që operojnë në Kosovë.

Junus Emre, mëson turqishten për afaristë në Kosovë

Në Pejë e Prizren mbahen edhe kurse të fotografisë.yunus emre prizren

BY: “Fotografimi tashmë u bë një gjë shumë me rëndësi, të gjithë edhe kanë mundësi të bëjnë shumë fotografi, por edhe kanë shumë mundësi që ti shfaqin ato. Tash nuk është si në të kaluarën, kur duhej të shkohej tek fotografi, për të pozuar, pastaj për të nxjerrë filmin me mjeshtri nga fotoaparati, pastaj për t’ia bërë banjën fotos. Pra, tashmë nuk ka nevojë për këto procedura, secili mund të bëjë foto edhe përmes telefonave, bile edhe përmes orëve aq sa kam njohuri. Por, tash është rritur interesimi që fotografimi të bëhet në mënyrë sa më profesionale, prandaj ne në Prizren e në Pejë po mbajmë kurse të fotografimit. Më herët kishim mbajtur edhe në Prishtinë. Pra, hapësira e interesimit është i gjerë dhe mund të ndryshojë nga vet mësuesi.”

E pyetëm z. Bylent se kurset e Institutit, a mbahen në përgjithësi në gjuhën turke?

yunus emreBY: “Jo nuk është fare ky kusht. P.sh. në Pejë kemi mbajtur kursin për pikturë, e fotografi, që ishin në gjuhën shqipe. Pasi që nxënësit e interesuar ishin shqiptarë dhe kursi u mbajt në shqip. Përveç kurseve të gjuhës turke, në kurset e tjera ne nuk e kemi si kusht gjuhën turke. Pra, çdo gjë varet nga masa bashkëbiseduese dhe e interesuar. Pasi që kjo masë zakonisht përbëhet nga turqit, gjithsesi se përdoret turqishtja, por bëhen përkthime edhe në gjuhën shqipe, apo boshnjake.”

Ndryshe, qendrat e Institutit Junus Emre, ekzistojnë edhe në shtetet e tjera të Ballkanit. Dhe me të gjitha këto qendra ekziston koordinim i vazhdueshëm.

BY: “Normalisht, pasi që jemi përfaqësues të organizatës së njëjtë, kemi kontakte të vazhdueshme, në një mënyrë jemi në koordinim të vazhdueshëm. Ne ndjekim nga afër aktivitetet që zhvillohen në Shqipëri, përkatësisht në qendrat tona kulturore në Tiranë e Shkodër, sepse iu drejtohemi të njëjtës hapësirë gjeografike, iu drejtohemi njerëzve që flasin gjuhën e njëjtë. Në mënyrë të ngjashme kemi marrëdhënie të ngushta edhe me qendrën tonë kulturore që ndodhet në Shkup të Maqedonisë. Nga ana tjetër, në kuptim më të gjerë, jemi duke ndjekur se çfarë bëjnë edhe qendrat kulturore tjera, edhe nga ata mësojmë diçka, normalisht është një gjë e nevojshme, sepse jemi të lidhur me një qendër, kemi qëllim të njëjtë, shfrytëzojmë buxhetin e njëjtë, prandaj nuk mund të mendohet ndryshe kjo gjë.yunus emre prishtine

Instituti relativisht i ri, pasi që në Turqi është themeluar në vitin 2009, ka plane edhe për të ardhmen.

BY: “Inshallah, dëshirojmë që ti shtojmë llojet e kurseve të gjuhës turke. Në këtë kuptim në plan të parë duam të mbajmë kurse të gjuhës turke për fëmijët që nuk e dinë turqishten, nënkuptohet në bazë të kërkesave, kurse për fëmijët që dinë gjuhën do të hapim një klub të leximit.”

Instituti, i cili sot ka qendra kulturore në mbi 30 vende të botës, në një të ardhme të afërt, planifikon ti fillojë edhe kurset speciale të gjuhës turke për afaristë, krejt kjo me qëllim të lehtësimit të të bërit biznes të afaristëve kosovarë me Turqinë.

- Përgatiti për TRT Shqip, Muharrem Saraxholli -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme