Nga Prishtina në Stamboll, me THY brenda dite shkon e vjen

Turkish Airlines, aerokompania më e fuqishme turke dhe evropiane (THY) me 14 fluturime në javë në relacionin Prishtinë-Stamboll i ka afruar edhe më shumë qytetet duke u ofruar qytetarëve mundësi të shumta.

Nga Prishtina në Stamboll, me THY brenda dite shkon e vjen

“Rrugët Ajrore Turke”, siç e ka kuptimin në shqip aerokompania turke THY, është kompania, e cila ka bërë boom në këtë sektor në konkurrencën globale.

Kjo aerokompani tashmë është ndër më prestigjiozet, është aerokompania që ka fituar e që fiton shpesh çmime ndërkombëtare.

Në vlerësimet Skytrax 2014, THY, për herë të 4-ët radhazi është shpallur “Aerokompania më e mirë Europiane”.

Po ashtu për herë të 6 radhazi është shpallur “Aerokompania më e mirë e Europës Juglindore”.thy

THY shpesh ka fituar edhe çmime për ofertën më të mirë ushqimore, si për “Biznes Klas”, ashtu edhe për “Ekonomi Klas”.

Ylli në ngritje” i Turqisë, ka filluar rrugëtimin para 81 vitesh. Kurse në Kosovë, fluturimet i ka filluar në vitin 2002, thotë drejtori I Zyrës së THY në Kosovë, Gokhan Haxhiibrahimollu (Gökhan Hacıibrahimoğlu).

THY i ka filluar fluturimet e para në prill të vitit 2002 dhe nga ajo kohë është duke vazhduar me një trend të rritjes. Tani, në relacionin Prishtinë-Stamboll, jemi duke fluturuar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, 14 herë në javë. Kjo është një epërsi shumë e madhe për Kosovën dhe për THY. Për udhëtarët transit që vinë e që shkojnë nga Kosova, orari i mëngjesit dhe i mbrëmjes po krijon lidhje shumë të mira. Posaçërisht për qytetarët që udhëtojnë në SHBA e në vendet skandinave, ku ekziston një diasporë e fortë kosovare, mund të udhëtojnë në ato vende shumë shpejt me një pritje të shkurtër në Stamboll”, -thotë ai.

Sipas statistikave, janë rreth 67% të udhëtarëve të THY-së nga Kosova, që e shfrytëzojnë aeroportin e Stambollit si transit, ndërsa 33% të udhëtarëve shkojnë vetëm në Stamboll.

gokhan haciibrahimogluKjo edhe e dëshmon se sa e fortë është diaspora kosovare. Normalisht kemi edhe turistë të cilët vinë në Kosovë për të shëtitur, por përqindja e tyre është shumë e ulët. Por diaspora, nga SHBA, posaçërisht nga Skandinavia, në statistikat tona zënë vend shumë të lartë”, - jep sqarime drejtori.

Aeroplanët shkurtojnë distancat. Me autobusë nga Prishtina për në Prizren shkohet për 2 orë, kurse nga Prishtina për në Stamboll, me aeroplan për 1 orë e gjysmë. Nga Prishtina për në Prizren brenda dite shpesh shkohet të pihet kafe, apo të hahen qebapë. Kafe turke e qebapë mund të hahen edhe në Stamboll. Bile edhe atje mund të shkohet e të kthehet brenda dite, -thotë Haxhiibrahimollu:

Për udhëtarët që shkojnë në Stamboll, apo për ata që vijnë në Kosovë, është krijuar një mundësi që në mëngjes të shkojnë, të shëtisin, të pinë kafe, të hanë qyfte, trileçe edhe në mbrëmje të kthehen. Kjo është një mundësi shumë e rëndësishme në aviacion. Nga ana tjetër, për pushim në fundjavë, të premten në mbrëmje ose të shtunën në mëngjes mund të hipni në aeroplan, dhe pas dy dite të kaluara atje, apo këtu, mund të ktheheni të dielën. Po ashtu kjo është një mundësi edhe për shtetasit turq në Kosovë, që në ditë vikendi të fluturojnë tek familjet e tyre në Turqi dhe pastaj të kthehen për të vazhduar punën këtu. Kjo është një epërsi e rëndësishme në aviacion dhe këtë gjë në përgjithësi jemi duke e bërë në tërë Ballkanin, -thotë ai.

Drejtori i zyrës së THY-së në Kosovë, ka filluar punën në Prishtinë në vitin 2012. Më herët, ai kishte punuar në sektorë të ndryshëm të THY-së, kurse para se të vinte në Kosovë, kishte qenë drejtor në zyrën e THY-së në Azerbajxhan. Po si e ka gjetur Kosovën ky drejtor i ri?

Për Kosovën kishim njohuri nga Turqia, por nuk kishim mundur të ndienim se kultura jonë është kaq e përafërt. Njeriu nuk mund të kuptojë afërsinë kulturore nga larg, por tani kur kam ardhur këtu, të jeni të sigurt se ajo kultura osmane, kultura e Anadollit në Kosovë është shumë prezentë. Prandaj edhe procesi i adaptimit po ndodh shumë shpejt. Edhe ashtu nuk kemi problem të ushqimit, pasi që është një vend me popullsi myslimane, pastaj kur e dëgjoni zërin e ezanit, menjëherë po mund të adaptoheni në atë vend. Po ashtu njerëzit janë shumë të sinqertë dhe të afërt, prandaj adaptimi në këtë shtet nuk kishte asnjë problem, por jo vetëm unë, edhe turistët, të cilët vinë këtu për të shëtitur nuk po kanë asnjë vështirësi”, -thotë drejtori.gokhan haciibrahimoglu

Kosovarët janë të lidhur shumë me familjen, me shoqërinë dhe e duan shtetin e tyre, thotë ai. Dhe kjo gjë po iu shkon përshtati edhe THY-së. Edhe pse Maqedonia e Shqipëria janë shtete që kanë popullsi më të madhe sesa Kosova, prapëseprapë Kosova qëndron shumë mirë për sa i përket numrit të udhëtarëve. Kjo, sepse siç thotë drejtori Gokhan, thuajse dyfishi i kosovarëve jeton jashtë vendit.

Kosova me popullsi është thuajse 2/3 e asaj në Maqedoni, kurse gati për gjysmë më pak se në Shqipëri, por për sa i përket kapacitetit të udhëtarëve është njëjtë. Çka tregon kjo? Përsëri po i kthehemi diasporës kosovare, jashtë shtetit ka një përqindje serioze e kosovarë që jetojnë. Dhe është shumë mirë, edhe nga këndi jonë, që kosovarët janë të lidhur shumë me vendlindjen. Pra, nuk po mbeten në atë vend, ku po shkojnë të punojë, por verës, apo dimrit po kthehen në Kosovë, pasi që lidhjet familjare dhe shoqërore i kanë shumë të forta. Dhe këto lidhje nuk po i shkëpusin. Vazhdimisht po vinë ta vizitojnë vendin, familjet, miqtë, gjithë mundësitë e pushimeve po mundohen ti kalojnë në Kosovë. Kjo është shumë mirë për shtetin, por edhe për aviacionin, pasi që për udhëtime po i përdorin shërbimet tona”, pranon z. Gokhan.

A po ka raste kur udhëtarët nga Kosova fluturojnë me THY përmes aeroportit të Tiranës apo të Shkupit dhe anasjelltas, pasi të gjitha këto aeroporte janë në distancë relativisht afër njëra tjetrës?

Është shumë vështirë të matet një gjë e tillë, por me siguri ka raste të tilla. Sepse çmimet e biletave përcaktohen dhe ndryshojnë në bazë të rezervimeve që janë bërë deri në momente të caktuara. Mund të ndodhë që udhëtarët të zgjedhin aeroporte të ndryshme në rajon, Prishtinën, Tiranën apo Shkupin, por nuk besoj se është e theksuar, sepse nuk ka ndryshime të mëdha të çmimeve. Mund të thuhet se çmimet janë të njëjta, veçse në raste të jashtëzakonshme mund të dallojnë.

Në kohën e teknologjisë, në kohën e internetit, të shitjeve e blerjeve online, si është raporti i shitjeve përmes zyrës, apo agjencive turistike? Drejtori na thotë se pasi që njerëzit janë të mësuar ashtu, ende më shumë bileta blihen përmes zyrave apo agjencive. Por, dita ditës, gjërat po ndryshojnë. Në vitet e fundit, ka rritje të theksuar tek shitja online dhe kjo është më mirë edhe për udhëtarin, edhe për THY-në. Në të ardhmen, me zhvillimin e teknologjisë, të telefonave të mençur, me zhvillimin e aplikacioneve, Haxhiibrahimollu beson se shitja online do të dominojë.

Sa i përket raporteve, agjencitë turistike shesin rreth 60% të biletave të THY-së, nëpër zyrat tona të THY-së shesim rreth 15% të biletave tona, ka edhe shitje nga jashtë për në Prishtinë, kurse në mënyrë elektronike apo online shiten rreth 15% të biletave. Por mendoj se brenda një apo dy vjetësh, shitja online do të shkojë deri në 25%.

aeroporti i prishtinesViteve të fundit THY ka arritur zhvillim të hovshëm në arenën ndërkombëtare. Përderisa kompanitë e ndryshme ajrore janë ballafaquar me vështirësi të shumta, dhe shumë prej tyre edhe kanë bankrotuar, THY shënoi rritje të vazhdueshme dhe sot është ndër aero-kompanitë më të mëdha e më prestigjioze botërore. Si e shpjegon drejtori i zyrës në Kosovës, këtë sukses?

Janë shumë faktorë. Së pari si shumë e rëndësishme është pozita gjeografike e Turqisë. Turqia është një pikë natyrore e transitit. Por është me rëndësi që kjo të shfrytëzohet. Kjo ndërlidhet me ekonominë, me rritjen e saj, dhe pasi që është arritur një shpejtësi e rritjes dhe e fuqisë ekonomike, duke e shfrytëzuar edhe pikën natyrore të transitit, e fitoni të them ashtu edhe fuqinë e erës nga prapa dhe pas kësaj edhe lëvizja, ngritja bëhet shumë e lehtë. Pra, ekonomia e shtetit është shumë me rëndësi. Pasi që është fituar një dinamizëm në ekonominë e vendit, është nevojitur edhe një guxim për të kërkuar rritjen. THY e shfaqi këtë guxim në kohën e krizës dhe këtë krizë e shfrytëzoi si mundësi. Po të ndodhte që në kohën e krizës në vend të guximit të shfaqej paniku, sot nuk do të ishim këtu ku jemi”, -thotë ai.

Diçka që bie në sy viteve të fundit, është se THY po i kushton rëndësi marketingut përmes sponsorizimeve, është liga më e fortë e basketbollit evropian “Euroliga”, ku THY është sponsor kryesor, pastaj janë disa klube me nam sikur që është Barcelona, kurse tash është arritur marrëveshja të sponsorizohet edhe Liga e Kampionëve në futboll. Njëherit THY po angazhon emra të mëdhenj për marketing, yje si Lionel Messi apo Kobe Brajant. E pyesim drejtorin se çfarë dëshmon kjo gjë?

Kjo ndërlidhet me madhështinë. Për sa i përket emrave të mëdhenj, një firmë për të shfaqur madhështinë e saj, duhet të punojë me emra të mëdhenj dhe për THY-në po i kanë hije gjithë këta emra. Ne tani kemi ardhur në një nivel të tillë, sa që mund të jemi sponsor i futbollistit më të mirë në botë. Nuk mund t’i jemi sponsor dikujt që është nën nivelin e tij. Sepse duhet të jetë i barabartë me markën tonë. Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Messi është futbollisti më i mirë në botë. Kobi Brajant është basketbollisti më i njohur në Amerikë. Pra, me rritjen e markës, po duhet të punojmë me emra apo marka të njohura botërore”, thotë Haxhiibrahimollu.

THY, përveç sponsorizimeve me qëllime komerciale, bën sponsorizime edhe në projektet e përgjegjësisë sociale. Ky “Yll në ngritje” i Turqisë, planifikon të vazhdojë me hapa gjigant. Kjo aerokompani sot fluturon në mbi 100 shtete të botës, e në mbi 200 qytete. Përderisa para 81 vitesh kur ishte themeluar kishte vetëm 5 aeroplanë, sot i ka 265 aeroplanë. Kurse deri në fund të vitit 2020, do t’i ketë në dispozicion mbi 420 aeroplanë.

- Realizoi për TRT Shqip, Muharrem Saragjolli -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme