"Shopping Fest" në Prizren, synon të ruajë traditën tregtare

Qytetarët e Prizrenit, e këtij qyteti historik e të lashtë, kanë traditë të vjetër në prodhimtari e tregti. Prizreni njihet edhe sot e kësaj dite si qytet i artizanaleve, si qytet i bejlerëve, e agallarëve të dikurshëm, si qytet i tregtarëve të dikurshëm

"Shopping Fest" në Prizren, synon të ruajë traditën tregtare

Fusha thotë se janë përgatitur që edhe qytetarët nga viset e banuara me shqiptarë, të informohen me kohë për mbajtjen e këtij organizimi:

AF:Në Mal të Zi është duke shkuar reklama në një televizion që transmetohet kryesisht në viset ku jetojnë shqiptarët. Në Shqipëri është “Tv Agon” që është bërë sponsor medial, edhe në Maqedoni është TV Tetova, kurse në Kosovë Klan Kosova dhe po presim konfirmim nga RTK. Janë edhe gazetat, radiot lokale që tashmë kanë filluar të transmetojnë. Në Prizren edhe ashtu vinë vizitorë në Shqipëria, por tash shpresojmë se do të jetë një numër më i madh se zakonisht. Po ashtu 23 prilli është festë e turqve të Kosovës dhe për këtë ditë vinë shumë vizitorë edhe nga Turqia, prandaj shpresojmë se do të jetë një aktivitet interesant.”

“Esnafët” e Prizrenit po vazhdojnë traditën e para-ardhësve të tyre, duke u munduar që ta ruajnë më fanatizëm epitetin për Prizrenin, si qytet zanatlinjsh e tregtarësh. Edhe organizimi i panairit, sidomos i Shopping Festit, që synon të arrijë famën e Doku-Festit, duket të jetë një tregues i kësaj.

- Realizoi për TRT Shqip, Muharrem SARAGJOLLI


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme