Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Konak, simbol i ndërtimit serioz në Prishtinë

Firma turke “Konak” për herë të parë nisi të aplikojë në Kosove konceptin e kompleksit të banimit duke i kushtuar rëndësi të gjitha detajeve për një jetë të rehatshme.

Konak, simbol i ndërtimit serioz në Prishtinë

MS: Po si e shohin menaxherët e “Prishtina Stars” konkurrencën në sektorin e ndërtimit, e pyetëm në vazhdim drejtorin Munir Basha.

MB:Sa i përket konkurrencës në tregun e banesave në Kosovë, në veçanti në Prishtinë, mendoj se është një treg goxha i ngatërruar. Ka shumë investitorë, ka firma që kurrë nuk kanë punuar në sektorin e ndërtimtarisë, sot ndërtojnë këtu. Natyrisht se ka edhe firma serioze si dhe prezenca e Konakut në këtë treg ka shtuar edhe një sharmë në këtë sektorë. Edhe nga një pjesë e kolegëve tanë jemi prit me kujdes, të mos them me frikë që do të jemi firmë e cila do të çrregullojë tregun e banesave. Por faktikisht mund të themi që Konaku me prezencën e tij në këtë treg, e them me plot përgjegjësi ka shtuar cilësinë e ndërtimit, faktikisht edhe sot në Komunën e Prishtinës për firmat ndërtimore, Konaku merret si shembull se si duhet të ndërtohet, Konaku sot është shembull në Prishtinë se si duhet të përgatiten projektet ndërtimore, se si duhet të përgatitet dosja për pajisje me leje ndërtimore. Ashtu që mendoj se përkundër këtyre peripecive, e faktit se një pjesë e konkurrencës kanë pasur një qëndrim sulmues ndaj Konakut prapë pas gjashtë vitesh Konaku është një markë ndërtimore e cila merret si shembull nga institucionet ndërtimore se si duhet të ndërtohet dhe me plot përgjegjësi them se Konaku sot është simbol i ndërtimit cilësor e ndërtimit serioz në Prishtinë.”

Ishte ky një tregim i suksesit i kompanisë “Konak”, përkatësisht i bashkëpunimit në mes të investitorëve turq dhe menaxherëve kosovarë. Atallar Group deri tani në Kosovë ka investuar rreth 10 milionë euro, dhe ka punësuar rreth 100 punëtorë, duke dhënë në këtë mënyrë një kontribuar modest por të çmuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Tani me dy projekte të reja, vlera e investimeve pritet të dyfishohet.

- Realizoi për TRT Shqip, Muharrem SARAXHOLLI


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme